HomeUncategorized

Fejton: Një tregim serbo-shqiptar

Nuk ka dyshim se 20 dhe 31 maji të vitit 2001 janë datat më të rëndësishme në marrëdhëniet serbo-shqiptare pas periudhës së Sllobodan Millosheviqi

Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë, takojnë Pajazitin dhe Sinanin
Arifi: Ja si e gjeta kabinetin në ditën e parë të punës
Kuvendi Komunal aprovon rishikimin e buxhetit, ndodh një ndryshim i vogël

Nuk ka dyshim se 20 dhe 31 maji të vitit 2001 janë datat më të rëndësishme në marrëdhëniet serbo-shqiptare pas periudhës së Sllobodan Millosheviqit.

Fillimisht, më 20 maj, 20 vjet më parë, konfliktit të  armatosur, i cili zgjati pak më shumë se gjashtë muaj i erdhi fundi, dhe pastaj, më 31 maj, shteti vendosi sovranitetin mbi një pjesë të territorit të tij të kontrolluar nga shqiptarë të armatosur.

Këto dy data të 20 vjetëve më parë, hapën një faqe të re në historinë moderne të marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe shënuan një kthesë në pozicionin e ndërsjellë të serbëve dhe shqiptarëve jo vetëm në jug të Serbisë.

Gazetari nga Vranja, Radoman Iriq, i cili merret me natyrën dhe karakterin e marrëdhënieve serbo-shqiptare për 35 vjet, mori guximin të na paraqesë me fotografi dhe fjalë ngjarjet dhe personalitetet kryesore që shënuan skenën shoqërore serbo-shqiptare që nga mesi i viteve 1970, me theks të veçant  konfliktin e armatosur më  2000/2001.

Iriq e vendosi këtë kronologji unike dhe të plotë, e para në historiografinë tonë të fundit, në fejtonin “Një rrëfim serbo-shqiptarë” me një vëllim prej mbi 100,000 karaktere, të cilin Portali FOLonline do të fillojë ta publikojë nga dita e premte, 20 maj.

Fejtoni “Një rrëfim serbo-shqiptarë” është një histori për njerëzit dhe ngjarjet që gazetari Iriq  i ndoqi, të regjistruara me kujdes dhe të ruajtura për vite me radhë, kurse tani ai po ua jep lexuesve të tij për ti rishikuar.

Lexim të këndshëm!

( Fejtoni i cili do të publikohet ditëve në vijim nuk paraqet pikëpamjet e redaksisë së FOLonline)

 

COMMENTS