HomeAktuale

Enver Mehmeti kandidat nga PDSH për kryetar të KKSH-së

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka nominuar sonte Enver Mehmetin si kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Njoftimi i PDSH-së

35 mijë euro për lobim të shqiptarëve të Luginës
Musliu do të nderohet me mirënjohje post mortem
Breznica dhe Malësia që dy ditë pa rrymë, mungon edhe uji

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka nominuar sonte Enver Mehmetin si kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Njoftimi i PDSH-së:

Në mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe kryetarëve të nëndegëve të PDSH-së që është mbajtur sonte në selinë e partisë është vendosur pjesmarrja në zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar me forcat vetanake politike. Kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar unanimisht u miratua z. Enver Mehmeti, jurist i diplomuar. Gjer tani, kandidati i PDSH-së për Këshill Kombëtar është i vetmi nga komuna Preshevë! Pas dymbëdhjet vite funksionimi të Këshillit Kombëtar Shqiptar, asnjëher nuk pati kryetar nga Presheva. Prandaj, është radha të mbështetet Enveri nga I gjith sovrani në Preshevë.  Ftojmë shqiptarët e komunës Preshevë që t’ë mbështesin me votë Enver Mehmetin për Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

R.M

COMMENTS