HomeSport

E konfirmon Verona, Rrahmani dhe Kumbulla negativ për COVID-19, nisin stërvitjet

Është dhënë drita e gjelbër, futbollistët e Hellas Veronës do të nisin të premten stërvitjet për përgatitjet para rinisjes së sezonit në Serie A. H

Përfundon kampionati në të gjitha kategoritë, pionierët e KF Tërnoci më të sukseshëm se seniorët dhe fatosat (tabelat)
Mjeshtri i karatesë Bejar Fazliu për vizitë tek KK Besa
Preshevari Shpejtim Arifi trajner i kampionit U15 në futboll në Iran dhe komentator TV Show futbolli

Është dhënë drita e gjelbër, futbollistët e Hellas Veronës do të nisin të premten stërvitjet për përgatitjet para rinisjes së sezonit në Serie A.

Hellas Verona ka konfirmuar se lojtarët dhe stafi kanë rezultuar negativ për COVID-19, kështu ata do t’i nisin stërvitjet nesër – të premten.

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, dyshja e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, gjithashtu kanë rezultuar negativ, dhe mesi presin të rikthehen të bëjnë atë që dinë më së miri.

Të gjitha klubet janë e Serie A janë duke bërë teste të vazhdueshme dhe tashmë ka disa ekipe në të cilat virusi COVID-19 vazhdon të jetë ende.

Te Fiorentina janë konfirmuar gjashtë raste pozitive, te Sampdoria 4, ndërsa te Torino një.

Lojtarët duhet të stërviten te diferencuar nga njëri tjetri, të mbajnë distancën sociale deri në një vendim të radhës, si dhe duhet të respektojnë gjitha rregullat e vendosura nga Qeveria e Italisë.

COMMENTS