HomeShoqëri

Dy projekte për 8.2 milionë dinarë për Bujanocin

Komuna e Bujanocit do të jetë më e rëndë për 8.2 milionë dinarë në saje të mbështetjes së dy projekteve nga ana e Ministrisë pa Portofol të R. Ser

Parashkollorët e Tërnocit i gëzohen këndit të ri të lodrave
Bujanoci-memorandum bashkëpunimi me dy organizata ndërkombëtare
Ambasadori amerikan përuron kabinetin „Makers Lab“, në „Sezai Surroi“

Komuna e Bujanocit do të jetë më e rëndë për 8.2 milionë dinarë në saje të mbështetjes së dy projekteve nga ana e Ministrisë pa Portofol të R. Serbisë.

Në emër të komunës, kontratat për projektet i ka nënshkruar në Beograd kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Njoftimi zyrtar i komunës së Bujanocit:

KRYETARI ARIFI NËNSHKRUAN KONTRATËN PREJ 8.200.000 DINARËVE ME MINISTRINË PA PORTOFOL

Gjatë ditës së sotme, kryetari Arifi ka qëndruar në Beograd për të nënshkruar kontratën prej 8.200.000 dinarëve me Ministrinë pa Portofol të Republikës së Serbisë.

Kontrata është nënshkruar për dy projekte, të cilat kohë më parë Komuna e Bujanocit ka përfituar nga konkursi i Ministrisë pa Portofol, ku njëra prej tyre ka të bëjë me përpilimin e projekt dokumentacionit për ndërtime të ulta në vlerë prej 1.200.000 dinarëve, derisa vlera tjera e projektit prej 7.000.000 dinarëve ka të bëjë me avancimin e kapaciteve për menaxhimin e mbeturinave, respektivisht blerjen e makinerisë për pastrimin e rrugëve.

Ky projekt po realizohet në kuadër të programit

për mbështetje të zhvillimit për komunat e pazhvilluara (komunat të cilat bien në grupin e 4-të për kah zhvillimi), që udhlhiqet nga Ministria pa Portofol e Republikës së Serbisë.

COMMENTS