HomeNë fokus

Drejtuesit e Bujanocit dhe Preshevës takojnë kryeministrin Kurti

Kryetarët e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, Nagip Arifi dhe Ardita Sinani, janë pritur sot në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurt

Cilat janë raportet përbrenda koalicionit në Bujanoc?
Arifi thumbon Salihin: Po rri në kafe, s’po vjen me raportu
Mustafa dhe Kamberi takojnë komisionerin e lartë për pakica

Kryetarët e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, Nagip Arifi dhe Ardita Sinani, janë pritur sot në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

„Së bashku me kryetaren e Preshevës znj. Sinani dhe këshilltarin komunal nga Medvegja z. Beha zhvilluam takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti.

Në bisedë e sipër diskutuam rreth rrjedhës së procesit të dialogut dhe pozicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këto bisedime.

Përveç temave politike, diskutuam edhe rreth mundësisë së mbështetjes konkrete përmes funksionalizimit të Fondit Kombëtar për Luginën e Preshevës, Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës, përfshirjen e specializantëve nga Lugina në buxhetin e Republikës së Kosovës, si dhe kërkesën për qarkullimin e lirë të qytetarëve në pikat kufitare Breznicë – Karaçevë dhe Dobrosin – Pogragjë“, ka shkruar pas takimit kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në profilin e tij në Facebook.

COMMENTS