Shërbimi i Gjinekologjisë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është pajisur me një aparat të ri për ultrazë, i cili pritet të ndikojë në përmir

Shërbimi i Gjinekologjisë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është pajisur me një aparat të ri për ultrazë, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët e komunës.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, aparati është siguruar si donacion nga bashkatdhetarët Besnik dhe Nazlije Avdiu nga Tërnoci, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Ky donacion do t’i mundësojë personelit mjekësor kushte më të mira pune, ndërsa pacientet do të përfitojnë shërbime më cilësore dhe më efikase në kuadër të kujdesit gjinekologjik.
Në këtë aksion humanitar ka kontribuar edhe kompania e transportit “Vijatori”, e cila ka mundësuar transportimin e aparatit deri në Bujanoc.
Kryetari Pajaziti ka shprehur mirënjohje për donatorët dhe për të gjithë bashkatdhetarët që vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen, duke theksuar se shembuj të tillë ndihmojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
COMMENTS