HomeShoqëri

“Ditët e Diasporës” – Bujanoci, gjithmonë shtëpia e mërgimtarëve

"Gjatë tri ditëve të fundit, Bujanoci u mbush me jetë, emocione dhe krenari në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”. Një atmosfe

Deputeti në drekë pune me ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së
Përfaqësuesit e UNHCR-së në Bujanoc
5 bursa falas për studentët e Luginës në Universitetin e Elbasanit

“Gjatë tri ditëve të fundit, Bujanoci u mbush me jetë, emocione dhe krenari në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”. Një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore mbizotëroi në qytet, duke i kthyer sytë dhe zemrat kah bashkatdhetarët tanë që vijnë nga e gjithë bota”.

Kështu u shpreh kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, në një postim publik, duke vlerësuar këtë manifestim si një përjetim të veçantë, duke theksuar se ishte emocionuese të takoheshin me mërgimtarët, të ndiheshin përqafimet e tyre, të dëgjoheshin rrëfimet dhe të ndaheshin ndjenjat që i lidhin ata fort me vendlindjen.

Manifestimi nisi me takime me përfaqësues të shoqatave të mërgatës, të cilët, sipas kryetarit Pajaziti, po dëshmojnë përkushtim gjithnjë e më të madh për zhvillimin e vendit. Ata janë ura që lidhin Bujanocin me botën.

Nga ndeshja simbolike mes ekipit të Tërnocit dhe Diasporës, tek ekspozitat e artistëve dhe bletarëve vendas, e deri tek aktiviteti “Tur de Lugina” me biçikleta, çdo detaj i këtij organizimi kishte për qëllim të përçonte mesazhe bashkimi, identiteti dhe dashurie për vendin.

Kryetari Pajaziti ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij edicioni të “Ditëve të Diasporës” – qytetarët, të rinjtë, artistët, organizatorët dhe mërgimtarët. Ai ka përsëritur mesazhin kryesor të këtyre ditëve:
“Bujanoci është dhe do të mbetet shtëpia juaj, gjithmonë!”, u shpreh ai.

 

COMMENTS