HomeAktuale

Ditë e ngjeshur politike në Bujanoc: Shqiptarët nuk i bëjnë 21+, filluan bisedimet me listat serbe

Në Bujanoc, kanë filluar bisedimet zyrtare për krijimin e shumicës së re qeverisëse për katër vitet e ardhshme. Fronti për Ndryshim, në cilësin

PVD për inicimin e koalicionit paszgjedhor me LPD-në, PD-në dhe PDSH-në, pa APN-në
Ekspozita “Gjamë” e Nagipt Tashit kryetemë në botën shqiptare të artit
Tërnoci në udhëtim të vështirë

Në Bujanoc, kanë filluar bisedimet zyrtare për krijimin e shumicës së re qeverisëse për katër vitet e ardhshme.

Fronti për Ndryshim, në cilësinë e fituesit të zgjedhjeve, përmes kandidatit për kryetar komune, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se subjektet shqiptare LPD, PD dhe PVD as për herën e dytë nuk iu janë përgjigjur ftesës për takim lidhur me mundësinë e formimit të një koalicioni për pushtetin lokal.

Në ndërkohë, Pajaziti ka njoftuar se kanë pasur takime me përfaqësuesit e listave tjera (joshqiptare) që kanë siguruar mandate në kuvendin komunal.

„Përfaqësuesve të listave tjera ia shpalosëm konceptin tonë të qeverisjes për katër vitet e ardhshme duke u bazuar në programin tonë me të cilin kemi garuar në zgjedhjet e fundit.

Ditëve në vijim do t’i intensifikojmë takimet në mënyrë që sa më shpejt të krijojmë një shumicë stabile qeverisëse e cila buron nga vullneti i qytetarëve“, është shprehur Pajaziti në Facebook.

Bisedimet për formimin e një koalicioni paszgjedhor, sot paralelisht i ka nisur edhe treshja LPD, PD, PVD.

Në selinë e partisë së Shqiprim Musliut, përfaqësuesit e subjekteve në fjalë kanë takuar poashtu listat e subjekteve joshqiptare. FPN nuk iu është përgjigjur ftesës së LPD-së për një takim konsultativ.

Për takimin e zhvilluar në zyret e LPD-së deri më tash nuk ka pasur ndonjë njoftim për opinion.

Kujtojmë se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, afati për konstituimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit skadon në fund të muajit korrik.

COMMENTS