HomeNë fokus

Diplomatja gjermane në takim te Pajaziti

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Serbi, Anke Ko

Biblioteka e Bujanocit me libra në sheshin e qytetit
LPD i përgjigjet Frontit për Ndryshim me contra-ftesë
Kamberi:Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad.

Takimi, që u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, u fokusua në sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të komunës së Bujanocit.

Pajaziti dhe ambasadorja Konrad biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të komunës, me theks në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe përfshirjen e të rinjve.

Kryetari Pajaziti theksoi rëndësinë e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore si një hap të domosdoshëm për barazi dhe funksionim të drejtë institucional. Ai po ashtu foli për mundësitë e investimeve gjermane në Bujanoc, duke vënë në pah rolin e diasporës si urë bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe partnerëve ekonomikë nga Gjermania.

Në fund të takimit, Pajaziti vlerësoi lart angazhimin dhe interesimin e Ambasadës Gjermane për zhvillimin e Luginës së Preshevës dhe për mbështetjen e nismave që synojnë integrimin dhe përparimin e komunitetit shqiptar.

COMMENTS