HomeNë fokus

Diplomatët britanezë në Luginë

Diplomatë britanik pranë ambasadës së këtij shteti në Beograd kanë qëndruar në Luginë. William Hopkinson dhe Vladan Abraboviq vizitën e kanë ni

Pajaziti në takim me këshilltarin e presidentit Vuçiq
Pajaziti: Nuk është pritur vendim ndryshe nga Këshilli Komunal
APN grumbullon nënshkrime për Parlamentaret, Pajaziti bënë thirrje për përkrahje masive

Diplomatë britanik pranë ambasadës së këtij shteti në Beograd kanë qëndruar në Luginë.

William Hopkinson dhe Vladan Abraboviq vizitën e kanë nisur në Preshevë në takim me zv/ kryetarin e komunës Almin Shaqiri për të vazhduar në Bujanoc me takime me kryetarin e komunës Nagip Arifi dhe kryetarin e KKSH Ragmi Mustafi.

Postim nga komuna e Preshevës

Në kabinetin e kryetarit u mirëprit, Shefi për Politika të Jashtme – z.William Hopkinson dhe Zyrtari Politik – z.Vladan Abramoviq; nga zëvendës kryetari i komunës, Almin Shaqiri dhe shefi i kabinetit të kryetarit, Visar Memeti.

Për të dëgjuar më shumë rreth zhvillimeve të fundit dhe për të shprehur gatishmërinë për mbështetje e bashkëpunim, për proceset në të cilat po kalon Lugina e Preshevës! 🤝🏻🇬🇧

Postimi i Arifit

Sot, me sekretarin e parë politik të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Serbi z.William Hopkinson biseduam për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë për bisedimet Prishtinë – Beograd, ku ripërsërita qëndrimin tonë se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhen të jenë temë e këtyre bisedimeve.

Biseduam edhe për procesin e regjistrimit të popullësisë, nevojën për njohjen sa më të shpejt të diplomave nga Republika e Kosovës, si dhe tema me rëndësi për qytetarët tanë.

Postimi i Mustafit:

Kënaqësi të ndanim pikëpamjet me mikun William Hopkinson nga Ambasada Britaneze në Beograd, në sheshin e qytetit të Bujanocit!

#Bashkë kemi arritur që Këshilli Kombëtar Shqiptar të jetë referencë nga shumica e ambasadave të shteteve mike në Beograd, që sfidat e shqiptarëve të jenë pjesë e të gjitha raporteve ndërkombëtare, e që çështja politike e Luginës të tejkaloj kufijtë rajonal!

Kërkesa jonë është e qartë,çfardo e drejte që akordohet për serbët në veri të Kosovës, duhet me patjetër të njëjtat të sigurohen edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës!

E këtë do e #VazhdojmëBashkë

 

COMMENTS