HomePolitikë

Dikriminimi shtetëror: Lutfiu fton në takim drejtuesit e partive shqiptare

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka ftuar në takime drejtuesit e spektrit politik të shqiptarëve të Luginës për të diskutuar

APN: Nuk do të jemi dekor i pushtetit
Marrëveshje bashkëpunimi midis Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi
Vendosja e flamurit dhe mesazhi urues nga kryetari Nagip Arifi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka ftuar në takime drejtuesit e spektrit politik të shqiptarëve të Luginës për të diskutuar për rrjedhat aktuale në këtë rajon.

Në një deklaratë për FOLonline, kryetari Lutfiu theksoi se takimet me drejtuesit e subjekteve politike nisin nga dita e mërkurë, për tu përmbyllur me një takim të përbashkët i cili do të pasoi pas ciklit të takimeve individuale.

Temat e diskutimeve, sipas Lutfiut, i përkasin diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve i cili po shkon duke u thelluar kohëve të fundit.

Vlen të thuhet se takimet në fjalë do të mbahen akoma pa u konsituar organet e reja të vetqeverisjes lokale në Bujanoc dhe Preshevë si rrjedhojë e zgjedhjeve të dy qershorit.

Nëse do të flitet edhe për këto çështje në serinë e këtyre takimeve mbetet të shihet.

COMMENTS