Komuna e Bujanocit ka realizuar sot shpërndarjen tradicionale të paketave për fëmijët me pengesa në zhvillim. Aktiviteti është zhvilluar në sht
Komuna e Bujanocit ka realizuar sot shpërndarjen tradicionale të paketave për fëmijët me pengesa në zhvillim.
Aktiviteti është zhvilluar në shtëpinë e kulturës ndërsa paketat i ka shpërnarë kryetari Nagip Arifi.
Postimi i Arifit:
Për fundvit, ashtu si viteve tjera, bëmë shpërndarjen e paketave për fëmijët me pengesa në zhvillim të cilët vijojnë mësimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.
Komuna e Bujanocit numëron gjithsej 78 nxënës me pengesa në zhvillim, kurse për përkujdesjen e tyre kemi angazhuar 40 asistentë profesional që të ndihmojnë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive të tyre.
I urova shëndet dhe suksese në mësime gjatë vitit 2023.
COMMENTS