HomePolitikë

Deputeti Kamberi dorëzon Rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar sot në procedurë parlamentare Rezolutën për pozitën e shqi

Salihi: Rezoluta për pozitën e shqiptarëve futet tinëzisht në rend dite
Takimi Arifi-Mitroviq rreth koalicionit?
MBAHET PANAIRI I GJASHTË NDËRKOMBËTAR I BLETARËVE NË BUJANOC

 

 

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar sot në procedurë parlamentare Rezolutën për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes së cilës kërkohet njohja institucionale e diskriminimit ndaj komunitetit shqiptar dhe angazhimi për përmirësimin e gjendjes në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kamberi thekson se nevoja për këtë rezolutë lind nga neglizhenca e vazhdueshme shtetërore ndaj të drejtave dhe kërkesave të shqiptarëve, çka ka shkaktuar pasoja të rënda në jetën shoqërore dhe politike të këtij komuniteti.

Ndër çështjet kyçe që ngritën në rezolutë janë:

  • Praktikat arbitrare të pasivizimit të adresave,
  • Mosnjohja e diplomave nga Kosova,
  • Mungesa e përfaqësimit proporcional në institucionet shtetërore,
  • Pengesat në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare,
  • Moszhvillimi ekonomik i rajonit.

Rezoluta bën thirrje për:

  • Zbatim të marrëveshjeve të vitit 2001, 2009 dhe 2013,
  • Ndërprerje të praktikave diskriminuese të pasivizimit,
  • Garanci për të drejtat gjuhësore dhe arsimore,
  • Përfaqësim të drejtë institucional të shqiptarëve,
  • Ndëshkim të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve,
  • Krijim të fondeve zhvillimore me mbështetje shtetërore dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, kërkohet formimi i një trupi parlamentar të përbashkët me OSBE-në, përfaqësues të komunitetit dhe sektorin civil, për të hetuar rastet e pasivizimeve që, sipas Kamberit, po cenojnë strukturën etnike në komunat me shumicë shqiptare.

Në fund, rezoluta propozon që çështja e pozitës së shqiptarëve në Luginë të përfshihet në dialogun Kosovë–Serbi, si pjesë e përpjekjeve për paqe të qëndrueshme dhe integrim evropian.

Shaip Kamberi falënderoi deputetët e SDA-Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, për mbështetjen e dhënë në procedimin e kësaj rezolute.

 

 

COMMENTS