HomeNë fokus

Delegacioni nga Lugina pritet të qëndroj në Senatin Amerikan

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina në Senatin Amerikan. Lajmin e bëri publik kë

Pajaziti pritet nga kryetari i Ferizajit, Agim Aliu
Treshja LPD, PD dhe PVD, kanë një ofertë për FPN-në: Po bëhemi bashkë në koalicion
Deputeti në drekë pune me ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina në Senatin Amerikan.

Lajmin e bëri publik këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani.

Postimi i Sinanit:

Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan 🇺🇸.

Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor nën frymën dhe parimin e reciprocitetit të të drejtave për pakicat në dy shtetet.

COMMENTS