Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur në një takim të veçantë Darling Vlorën (pasardhësin e Ismajl Bej Vlorës), duke e cilësu

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur në një takim të veçantë Darling Vlorën (pasardhësin e Ismajl Bej Vlorës), duke e cilësuar vizitën e tij si një moment me rëndësi të veçantë për komunën dhe më gjerë.
Sipas tij, prania e Darling Vlorës përfaqëson vazhdimësinë e rrënjëve të një prej figurave më të mëdha të historisë kombëtare, Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar në vitin 1912 dhe njeriut që ngriti flamurin kombëtar më 28 Nëntor të atij viti.
Vizita e tij, sipas Pajazitit, ngjall emocione të veçanta dhe forcon ndjenjën e përkatësisë dhe kontinuitetit në përpjekjet për realizimin e aspiratave kombëtare.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, kryetari Pajaziti theksoi se pati nderin ta dekorojë Darling Vlorën me një Dekoratë Nderi, duke e cilësuar atë si frymëzim për brezat e rinj dhe si një simbol të gjallë të frymës kombëtare.
Ai shtoi se figura si ajo e Darling Vlorës, si dhe të tjerë që bartin trashëgiminë e themeluesve të shtetit, meritojnë të nderohen sa herë që jepet mundësia, pasi vetëm përmes kujtimit dhe vlerësimit të tyre ruhen dhe forcohen vlerat më të larta kombëtare.

COMMENTS