HomeNë fokus

Deklarimet nga zyrtarët policorë dhe të prokurorisë, regojnë Kamberi dhe Lutfiu

Deputeti, Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH, Nevzad Lufiu, kanë reaguar ndaj deklarimeve të fundit nga zyrtarët policorë dhe ata të prokurorisë që

Arifi në promovimin e bizneseve të Luginës në Zvicër
700 maska për nxënësit e Sh. F. „ M.Kadriu „ në Tërnoc
Intervistë me ambasadorin e BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret

Deputeti, Shaip Kamberi dhe kryetari i KKSH, Nevzad Lufiu, kanë reaguar ndaj deklarimeve të fundit nga zyrtarët policorë dhe ata të prokurorisë që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe Kosovën.

Kamberi ka thënë se këto dy mekanizma po tentojnë të kthejnë „deliktin verbal“, ndaj shqiptarëve, ndërsa Lutfiu thotë se deklarimet nga prokuroria mund të jenë paralajmërime ndaj ndonjë skenari edhe në rajonin tonë, të ngjashëm me atë në Banjska.

Postimi i Kamberit:

Rikthimi i deliktit verbal

Në Serbi, në praktikën e punës së policisë dhe gjyqsorit, gradualisht po kthehet në skenë “delikti verbal”.

Dënohen apo kërcënohen të dënohen të gjithë ata që për çështjet e caktuara politike kanë qëndrim apo deklarim të kundërt nga narrativa zyrtare. Kërcënimet po bëhen histerike ndaj atyre që flasin për Kosovën shtet apo krimet e kryera në Kosovë.

Rrahja e politikanit opozitar, N. Sandulloviq, kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, A. Vullin, se “ka lënë në proces shumë akuza ndaj individëve” vetëm dëshmojnë kahjen e ecjes së Serbisë.

Është e tmerrshme që, drejtori i inteligjencës, i shkarkur për shkak të sanksioneve të Thesarit amerikan dhe akuzave për “bashkëpunim me krimin e organizuar”, të ketë akoma fuqi për të kërcënuar kundërshtarët politik.

Deliktet verbale zakonisht ekzistojnë në regjimet totalitare që nuk lejojnë fjalën e lirë dhe angazhohen për të shtypur formimin e opinionit publik që kundërshton politikën zyrtare.

Delikti verbal, i njohur edhe si vepër penale kundër shtetit ose popullit, ishte një term joformal për veprën penale të specifikuar në nenin 133. të Kodit Penal të RSFJ-së.

Në bazë të këtij neni të Kodit Penal janë zhvilluar procese politike ndaj personave që kanë shprehur publikisht mospajtim me veprimet e autoriteteve.

Të akuzuarit, me mijëra shqiptarë, zakonisht dënoheshin me dënime të drakonike, me arsyen e “ruajtjes së stabilitetit dhe fuqisë së regjimit”.

 

Postimi i Lufiut:

Pas reagimit publik lidhur me provokimin e disa serbëve në Bujanoc, gjatë Krishtlindjeve ortodokse, qenka deklaruar zëvendësprokurori i Prokurorisë themelore në Vranjë-njësia në Bujanoc.
“Bartja e flamurit në të cilën paraqitet se Kosova është pjesë e Serbisë nuk paraqet provokim ose vepër penale. Përkundrazi ai i cili deklaron se Kosova nuk është pjesë e Serbisë i provokon banorët e Bujanocit dhe me këtë shkakton vepër penale”, qenka deklaruar zëvendësprokurori.
Zëvendësprokurori duke përdorur kartën e tentim frikësimit nuk do të arrijë asnjëherë qëllimin e tij, pasë parasysh faktin se Pavarësia e Kosovës është njohur e ligjshme edhe me Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Për më tepër reagimi im nuk lidhet vetëm me hartën, por dhe me mbishkrimin “Nema predaje” që nënkupton “Nuk ka dorëzim”!
Pyetja është: Për çka nuk ka dorëzim?!
Apo, pas asaj që ndodhi në Banjska po na paralajmërohet për një skenar të tillë edhe në rajonin tonë.
Dhe meqë jemi te respektimi i kushtetutës së Serbisë, i bëj thirrje dhe publike institucionit ku ai punon ta respektoj nenin 77 të Kushtetutës.
Kur kanë për qëllim të dënojnë shqiptarët thirren në ligje, por kur ligjet i japin të drejta shqiptarëve ato nuk i respektojnë.

COMMENTS