HomeKoronavirusi

Covid-19: Situata serioze në Bujanoc, korona hynë në shtëpinë e shëndetit, barnatore…në Tërnoc shtohen rastet

„ Vetëm në 24 orët e fundit në Bujanoc janë identifikuar 22 pacientë të rinj me virusin korona „, ka njoftuar sot drejtoresha e shtëpisë së shënde

Takim konsultativ rreth  (pas)zgjedhjeve lokale
Diplomati i SHBA-së takohet me Ramadanin
APN dhe UDSH bashkë kundër pushtetit

„ Vetëm në 24 orët e fundit në Bujanoc janë identifikuar 22 pacientë të rinj me virusin korona „, ka njoftuar sot drejtoresha e shtëpisë së shëndetit, Lela Jovanoviq, në seancën e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, raporton FOLonline.
Ajo tha se që nga shpërthimi i epidemisë në komunën e Bujanocit janë evidentuar 122 raste, ndërsa priten rezultatet për 13 persona të dyshuar.
Duke folur lidhur me rastet e reja, Jovanoviq tha se numri më i lartë i të infektuarve vijnë nga Tërnoci dhe rrethi i Klenikit.
Jovanoviq tha se kulmi i të infektuarve pritet të ndodh deri në fund të javës që vie.
Drejtoresha e shtëpisë së shëndetit tha se së shpejti Covid ambulanca pritet të kujdestarojë 24 orë në ditë.

Ndërsa shtoi se deri më tash në shtëpinë e shëndetit janë të infektuar 7 punëtorë shëndetësorë dhe 5 persona në barnatoren e qytetit.
Ajo tha se masat nuk rrespektohen as në nivelin 10 %, ndërsa bëri thirrje që ato të shtrëngohen edhe më shumë.
„ Propozoj që të vihet ora policore në komunë, dhe ajo të fillojë nga ora 17:00 „, tha Jovanoviq.
Mirëpo me ndërhyrjen e komandantit të Shtabit, Nagip Arifi, dhe komandantit të stacionit policor u potencua se orën policore mund ta shpall vetëm Ministria e Punëve të Brendshe dhe se komuna nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

COMMENTS