HomeNë fokus

Cila është ndihma e radhës nga Shqipëria?

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka paralajmëruar ndihmën juridike falas për shqiptarët e Luginës të cilëve i’u është fshirë adresa. Përmes

Zv/kryetari Musliu pjesë e ceremonialit në Gjilan
Afati për ankimim në KRZ skadon të hënën në ora 11:57 (dokument)
Deputetët shqiptarë: Shqiptarët nuk janë terroristë; Të ndërtohet spitali në Preshevë

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka paralajmëruar ndihmën juridike falas për shqiptarët e Luginës të cilëve i’u është fshirë adresa.

Përmes postimit në FB, Cakaj ka njoftuar edhe për ndihma tjera për shqiptarët në Luginë dhe Mal të Zi.

Postimi i kryediplomatit Cakaj:

Në përputhje me përpjekjen tonë për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, kemi vendosur të ndajmë ndihmën financiare edhe në disa projekte sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Më konkretisht, ne do të mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.

#JemiNjë

COMMENTS