HomeNë fokus

Çfarë morrëm nga javët e fundit: Nga prizmi i Shqiprim Arifit

Çfarë morrëm nga javët e fundit: 1. Referendumi ishte i dështuar që në fillim, jo sepse Kosova refuzoi ta lejonte apo që pjesëmarrja e serbëve

Arifi pret punonjëset e administratës lokale
Thirrje për të diplomuarit e rinj për praktikën profesionale në Beograd
Pajaziti: Nuk bëhemi pjesë e pushtetit aktual, por synojmë rrëzimin e tij

Çfarë morrëm nga javët e fundit:

1. Referendumi ishte i dështuar që në fillim, jo sepse Kosova refuzoi ta lejonte apo që pjesëmarrja e serbëve ka qenë pak mbi 30% në Serbi, por sepse nuk është realizuar në frymën e vërtetë të demokracisë dhe progresit, mirëpo për synime të ngushta politike.

2. Qëndrimet politike të Kosovës në skenën ndërkombëtare, nuk janë gjithmonë “të rrezikshme”, por mund të jenë edhe një burim i mundësive. Supozoj se deputeti Selmanaj dhe të gjithë ata që abstenuan, tani e kanë të qartë këtë fakt.

3. Në këto rrethana, BE-ja qartësoi pozicionin e saj hipokrit dhe të ndikuar politikisht nga Serbia, pra e njëanshme. E pabesueshme!

4. Demokracia në Serbi është thjesht një maskë ndaj ndërkombëtarëve që kamuflon mashtrimet dhe aspiratet e vazhdueshme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës në veçanti, dhe Balkanit në përgjithësi!

5. Në Kosovë tani, ekziston Demokracia kuptim-plotë. Piktura e shtetformimit po plotësohet gradualisht.

Paçi javën e mbarë kudo që jeni!❤

COMMENTS