HomeShoqëri

Bujanoci siguron rreth 8 milionë dinarë për shërbime sociale, fokus te fëmijët me nevoja të veçanta

Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Aleksandar Millosheviq, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme që synon avancim

Për LPD-në koalicioni me SNS-in plotësisht i pranueshëm
„Kronika nga Lugina“, libri i gazetarit Baki Rexhepi
Përse nuk u vendos dje flamuri kombëtar në Tërnoc?

Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Aleksandar Millosheviq, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme që synon avancimin e mbrojtjes sociale në këtë komunë.

Sipas tij, marrëveshja është nënshkruar në Pallatin e Serbisë, në emër të Komunës së Bujanocit, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve sociale për qytetarët.

Bëhet fjalë për një kontratë në vlerë prej afro 8 milionë dinarësh, që lidhet me transfere të dedikuara në fushën e mbrojtjes sociale, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë, Punësim, Çështje të Veteranëve dhe Sociale, e drejtuar nga ministrja Milica Gjurgjeviq Stamenkovski.

Këto mjete, ndër të tjera, do të shfrytëzohen për financimin e asistentëve personalë për fëmijët me nevoja të veçanta, duke synuar përmirësimin e përkujdesjes dhe përfshirjes së tyre në shoqëri.

Millosheviq ka theksuar se institucionet lokale do të vazhdojnë të punojnë me përgjegjësi në krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë te kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

COMMENTS