HomeSport

Bujanoci qendër e Mini Basketit

Basketbollistë e basketbolliste nga klubet Elita dhe OKK Play, entuziastë të këtij sporti nga Enti Parashkollor „Gëzimi Ynë, nxënës të shkollave f

FOLonline tani me kanal edhe në Viber
Mustafa: Të nis dialogu për zbatimin e „Planit 7 pikësh“
Përmbyllet konkursi për 1 milion euro për bujqit e Luginës, ja sa konkuruan

Basketbollistë e basketbolliste nga klubet Elita dhe OKK Play, entuziastë të këtij sporti nga Enti Parashkollor „Gëzimi Ynë, nxënës të shkollave fillore dhe prindër, kishin mbushur sot sheshin e qytetit në Bujanoc për nderë të hapjes së Festivalit të 12-të Ndërkombëtar të Mini Basketit.

Përveç simbolikave që i përkasin këtij sporti, më të vegjëlit u pajisën me medale nga organizatorët.

Natyrisht se nuk mungoi as prezenca e kryetarit të komunës, Nagip Arifi.

Postimi i kryetarit Arifi lidhur me këtë event:

Sot në sheshin e qytetit, në mesin e shumë fëmijëve sportdashës, hapëm zyrtarisht Festivalin e 12-të Ndërkombëtar të Mini Basketit.

Gjatë tri ditëve Bujanoci do të jetë epiqendra e basketbollistëve të vegjël, të cilët do të garojnë dhe shoqërohen mes vete.

Komuna e Bujanocit edhe këtë vit ka ndihmuar në organizimin e këtij eventi dhe do të vazhdojë që edhe në ardhmen të mbështes organizime të këtilla.

COMMENTS