HomeNë fokus

Bujanoci në prag të investimit më të madh në histori

Komuna e Bujanocit do të jetë përfituese e një projekti madhor në kuadër të programit „Serbia e pastërt“, në vlerë prej 31 milion euro. Lajmin

Fjala e redaktorit: Rrjedhat politike në Luginë gjatë vitit 2025: Bujanoci me zgjedhje të parakohshme, Presheva me ndryshime në qeverisje?
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës me kuota për specializantët e Luginës, KKSH i bënë thirrje mjekëve të paraqiten
Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë njohin pavarësinë e Kosovës

Komuna e Bujanocit do të jetë përfituese e një projekti madhor në kuadër të programit „Serbia e pastërt“, në vlerë prej 31 milion euro.

Lajmin e kumtoi kryetari, Nagip Arifi, pas takimit të zhvilluar në Beograd me ministrin, Tomislav Momiroviq.

Postimi i Arifit:

LAJM SHUMË I MIRË VJEN SOT PËR BUJANOCIN DHE QYTETARËT TANË!

Pas një angazhimi dhe përpjekje të vazhdueshme, sot arritëm që për Komunën tonë të fitojmë një projekt aq gjigant me vlerë prej 31 milion euro në kuadër të programit “Serbia e Pastërt”.

Me minisitrin Tomislav Momirović u dakorduam që ky projekt të fillojë sapo të bëhen përgatitjet e dokumentacioneve të nevojshme.

Projekti në fjalë përfshinë sferën e infrastrukturës dhe punësimeve për qytetarët e vendit tonë.

Ky projekt tregon edhe synimin tonë që Bujanoci të jetë epiqendër e investimeve, dhe kjo e rendit komunën tonë si më tĕ mirat ndër 65 komunat pjesëmarrëse të këtij projekti në tërë Serbinë.

#Ditëtemira sapo kanë filluar…

URIME!

Nga ana tjetër, edhe ministri Momiroviq përmes një postimi të Tëiter ka konfirmuar investimet e planifikuara në Bujanoc.

COMMENTS