HomeShoqëri

Bujanoci fiton grant prej 13.4 milionë dinarësh për efikasitet energjetik

Komuna e Bujanocit ka fituar grant prej 13.400.000 dinarësh nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, në kuadër të programit kombëtar për efikasite

Anulohen zgjedhjet në Tërrnoc
Mustafi dënon djegjen e flamurit serb
Kryeparlamentari Konjufca takon Arifin dhe Bajramin

Komuna e Bujanocit ka fituar grant prej 13.400.000 dinarësh nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, në kuadër të programit kombëtar për efikasitet energjetik dhe energji të pastër.

Ky program synon përmirësimin e kushteve të banimit për qytetarët, duke subvencionuar masat e kursimit të energjisë në shtëpi dhe banesa, siç janë izolimet termike, ndërrimi i dritareve dhe dyerve, si dhe instalimi i pajisjeve më efikase.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të njoftohen hapat konkretë dhe mënyra se si qytetarët do të mund të përfitojnë nga ky program.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt kursimit të energjisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës në Bujanoc.

COMMENTS