HomeNë fokus

Kryeparlamentari Konjufca takon Arifin dhe Bajramin

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri edhe të deputetit popullor, Argjent Bajrami, janë pritur në Prishtinë nga kryeparlamen

Kryetari Mustafa paditet për përdorimin e flamurit kombëtar
Rexhepi: Prindërit të mos nxitojnë t’i blejnë librat, pritet zgjidhje për tekstet falas
Lëvizja për Bujanocin pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë shkretu dhe zbrazë Bujanocin”

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në shoqëri edhe të deputetit popullor, Argjent Bajrami, janë pritur në Prishtinë nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Për agjendën e bisedës kryetari Arifi ka shkruar:

Bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin sot takuam kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca.

  1. Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçant të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës 🇽🇰për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:
  2. Fondin Kombëtar të Solidaritetit
  3. Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.

Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë 🇽🇰

COMMENTS