HomeAktuale

Bujanoci do të binjakëzohet me Gjirokastrën

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit në seancën e fundit ka sjellë vendimin për binjakëzim mes Komunës së Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrë

Pajaziti viziton ujësjellsin
Rasti i flamurit në shtëpinë e kulturës, reagon kryetari i KKSH-së
Arifi: Ata që e vendosën me krenari, lejuan të hiqet kokulur

Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit në seancën e fundit ka sjellë vendimin për binjakëzim mes Komunës së Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrës të Republikës së Shqipërisë.

“Me këtë vendim do të vendoset bashkëpunimi, përkatësisht raporte binjakëzimi mes komunës së Bujanocit dhe Bashkësisë së Gjirokastrës”, njoftoi faqja zyrtare e komunës, transmeton FOLonline.

“Bashkëpunimi vendoset në fushën e arsimit, turizmit, kulturës, sportit, dhe në të gjitha fushat ku ka mundësi dhe interesa të ndërsjella.

Ky vendim i Këshillit Komunal ka hapur rrugën që të nënshkruhet edhe zyrtarisht Marrëveshja e Binjakëzimit, ku për datën solemne të nënshkrimit të saj do të vendosin kryetarët e dy komunave përkatëse”, thuhet në këtë njoftim.

COMMENTS