HomeNë fokus

Qeveria e Kosovës ndan mjete për avokim dhe kompenzim të buxhetit të KKSH-së

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje

Orari i ri i fluturimeve në aeroportin e Nishit: Fluturime të lira në këto destinacione të njohura
Ja kush e merr “përgjegjësinë” për vendosjen e bilbordeve…
KKSH së shpejti me konkurse nga fondi i Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 eurosh.

“Këto mjete do të shfrytëzohen me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar”, thuhet në vendim.

Në mbledhje gjithashtu është miratuar vendimi për anulimin e Vendimit të Qeverisë  Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.

COMMENTS