HomeKronikë

Blic.rs: Të shtëna ndaj Ushtrisë së Serbisë në Zarbicë të Bujanocit

( foto ilustrim: vs.rs) Sipas mediumit serb Blic.rs, një grup i maskuar shqiptarësh ka shtënë sot rreth orës 15:00 ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë

Korona te “ Krivollaktë “ në Tërnoc ? Dy vllezër vdesin brenda 48 orëve, tre familjarë tjerë në spital
I papranueshëm sulmi ndaj Ardita Behlulit
Donacion për Bujanocin nga Ministria e Ambientit

( foto ilustrim: vs.rs)

Sipas mediumit serb Blic.rs, një grup i maskuar shqiptarësh ka shtënë sot rreth orës 15:00 ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë në afërsi të bazës ushtarake “Debela Glava”, në territorin e fshatit Zarbicë, Komuna e Bujanocit.

Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në rajonin malor përreth bazës, ku – sipas burimeve të Blic – grupi i armatosur është parë duke vepruar me gjashtë automjete tip xhip, të cilat pas të shtënave janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kosovës.

Blic.rs shkruan se grupi i armatosur ka shkrepur rreth 15 të shtëna, ndërsa një qen ushtarak që ndodhej pranë patrullës është goditur nga plumbat.

Nuk raportohet për ushtarë të plagosur.

Ky është incidenti i dytë për të cilin raportojnë mediat serbe gjatë ditës, ndërsa autoritetet shtetërore ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

COMMENTS