Zv/ kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot kryetarin e KKSH, Enkel Rexhepi. Lidhur me bisedën në Prishtinë, ka njoftuar vet Rexh
Zv/ kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot kryetarin e KKSH, Enkel Rexhepi.
Lidhur me bisedën në Prishtinë, ka njoftuar vet Rexhepi përmes Facebookut:
Postimi i tij:
Diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe domosdoshmërinë e avancimit urgjent të të drejtave tona. Nga ky takim mora mbështetjen e plotë dhe pa rezerva për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
U dakorduam që bashkërisht të angazhohemi në zbatimin e linjës buxhetore të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës, përmes programeve që synojnë ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar shqiptar në këto troje.
Bashkëpunimi institucional mbetet çelësi për forcimin e pozitës sonë dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët e Luginës!
COMMENTS