HomeAktuale

Bilalli i përgjigjet Memetit për çështjen e laptopëve

Ish shefi i kabinetit të ish kryetares së Preshevës Ardita Sinani, Driton Bilalli, iu është përgjigjur shefit të kabinetit të kryetarit të tanishë

APN: Nuk po rrespektohet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc
MUSTAFI:LUGINA DUHET TË JET PJESË E MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI
Pajaziti: Do të jem në shërbimin tuaj

Ish shefi i kabinetit të ish kryetares së Preshevës Ardita Sinani, Driton Bilalli, iu është përgjigjur shefit të kabinetit të kryetarit të tanishëm Shqiprim Arifi, Visar Memeti, lidhur me postimin e këtij të fundit rreth laptopëve të blerë me paratë e komunës.

Postimi i Bilallit

Visar, shumë klasik je. I parashikueshëm.

Qenke përpjekur me fsheh keqpërdorimet e juaja duke na akuzuar për veprën e njëjtë.

Tre llaptopat kthehen ku e kanë vendin, se janë të Komunës.

Për këtë kam njoftuar kryeshefin e administratës para cirkut tënd propagandues.

E ke letrën zyrtare të bashkëlidhur📄

Po ti trego ku i keni pajisjet që nuk ia keni kthyer kurrë Komunës.

Ende përdorni për nevojat e APN llaptopët e blerë me paranë publike.

Visar, publikoje listën e pajisjeve që si keni kthyer kurrë. Si pishtar i mbrojtjes së parasë publike 🙂

Po e presim.

COMMENTS