Lajmi për aksidentin e autobusit në Bullgari me ç’rast, sipas informacioneve të deritanishne, kanë humbur jetën 46 persona nga gjithsejt 53 sa ish
Lajmi për aksidentin e autobusit në Bullgari me ç’rast, sipas informacioneve të deritanishne, kanë humbur jetën 46 persona nga gjithsejt 53 sa ishin në bord ka shqetësuar edhe qytetarët në Luginë.
Duke pasur parasysh faktin se shumë qytetarë edhe nga kjo anë shfrytëzojnë ofertat turistike për të vizituar Stabollin, donosdoshmërisht shtrohet pyetje nëse në autobusin e aksidentuar mund të kishte edhe persona nga Lugina?
FOLonline ka biseduar me përfaqësuesin e Besa Trans në Preshevë e cila është filialë e agjencionit nga Shkupi të cilit i përkiste autobusi i aksidentuar.
“Mund t’ju konfirmoj se në autobusin e aksidentuar nuk kishte asnjë udhëtarë nga Lugina”, tha për FOLonline përfaqësuesi i Besa Trans.
I njejti poashtu theksoi se në autobusët tjerë të agjencisë së njejtë kishte rreth 10 persona nga Lugina.
“Kam biseduar me të gjithë, dhe ata shëndosh e mirë kanë arritur në shtëpitë e tyre”, theksoi ndër të tjera përfaqësuesi i Besa Trans në Preshevë.
COMMENTS