Migrantët në Serbinë e Jugut, gjegjëissht në komunën e Preshevës janë pritur në mënyrë më të mirë të mundshme. Përveç strehimit,ushqimit e vesh
Migrantët në Serbinë e Jugut, gjegjëissht në komunën e Preshevës janë pritur në mënyrë më të mirë të mundshme.
Përveç strehimit,ushqimit e veshmbathjeve edhe shoqatat lokale po përkujdesen që ti inkuadrojnë të rinjtë në aktivitetet shoqërore.
Qëllimi ktyesorë i aktiviteteve me migrantë është thyerja e barrierave tek popullata vendore.
Kryesisht janë të rinjtë ata të cilët po trajnohen se si duhet të sillen me njerëz të cilët kanë ardhur në Preshevë nga vende të ndryshme të botës.
Ndër të tjera, grupe migrantësh po dërgohen për vizitë nëpër institucione për të parë nga afër funksionimin e tyre.
Gjatë kësaj kohe diskutohet për problemet me të cilët migrantët janë ballafaquar gjatë rrugëtimit të tyre dhe që vazhdojnë të ballafaqohen akoma edhe në vendin tonë.
Vëmendje e posaçme po u kushtohet edhe komunikimit midis të rinjve dhe eleminimit të paragjykimeve.
Si element tjetër për ambientimin e migrantëve po konsiderohet edhe sporti.
Ky aktivitet sportiv u relizuar në Qendrën Sportive në Preshevë, ku përmes lojërave të futbollit dhe basketbollit u argëtuan së bashku mes vete.
Të rinjtë migrantë ishin nën përcjellje të Qendrës për Asistencë sociale.
Supozohet se deri më tash nëpër Preshevë kanë kaluar qindra mijëra migrantë të cilët vijnë nga vendet e Azisë dhe Afrikës.
Shumica prej tyre kanë kaluar në vendet e Evropës Perëndimore.
Kryesisht në qendrat e pranimit të refugjatëve në Serbi për momentin janë duke qëndruar persona nga Afganistani.
COMMENTS