HomeShoqëri

Asfaltohet rruga në Bilaç

Asfaltimi i një rruge në Bilaç ka shënuar edhe fillimin e sezonit të punimeve në infrastrukturë në komunë të Bujanocit. Faqja zyrtare e komunës

Arifi: Përulemi me mirënjohje para çdo punëtori
Verifikohen mandatet e përbërjes së re të KKSH-së-nuk ka marrëveshje për koalicion
Futbollisti në karantinë ( video )

Asfaltimi i një rruge në Bilaç ka shënuar edhe fillimin e sezonit të punimeve në infrastrukturë në komunë të Bujanocit.

Faqja zyrtare e komunës në FB njoftoi se bëhet fjalë për rrugën me gjatësi 330 metra me kosto prej 2 milionë dinarësh.

Punimet i vëzhguan edhe drejtuesit komunal.

FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Fillimi i pranverës ka mundësuar edhe fillimin e punimeve në terren. Sot, zyrtarë komunal të kryesuar nga kryetari i komunës së Bujanocit kanë vëzhguar nga afër fillimet e punëve në fshatin Bilaç, respektivisht asfaltimin e një rruge prej 330 metrave, me vlerë prej rreth 2 milionë dinarëve pa TVSH. Punëkryes i këtyre punëve është kompania “Saba Bellça”.

Derisa qytetarët shprehen të kënaqur për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, zyrtarët komunal theksojnë se punimet në përmirësimin e kushteve për jetesë do të vazhdojnë edhe në rrugë tjera të Bilaçit, por edhe në vendbanimet tjera të komunës së Bujanoc.

COMMENTS