HomeKronikë

Arsiqët vetëdorëzohen në polici

FOLonline mëson nga burimet e veta se Saša Arsić dhe Stefan Arsić janë vetëdorëzuar në polici dhe aktualisht po japin deklarata para hetuesve.

Shqiptarët të painteresuar për  Qeveri
KKZ me vendim për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore
Arifi viziton zjarrëfikësit në Ditën e tyre

FOLonline mëson nga burimet e veta se Saša Arsić dhe Stefan Arsić janë vetëdorëzuar në polici dhe aktualisht po japin deklarata para hetuesve.

Burimet tona konfirmojnë se ndaj tyre ishte lëshuar urdhër për ndalim, pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes (9 tetor) në fshatin Klenik, ku – sipas informacioneve të mediave lokale – një ish-polic nga Baraljevci, S. T. (58), ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportimeve, në këtë ngjarje dyshohet të kenë qenë të përfshirë Saša Arsić, këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit, dhe Stefan Arsić, ndihmës i kryetarit të komunës. Incidenti thuhet se ka ndodhur në një kafene, në prani të disa dëshmitarëve.

Prokuroria Themelore Publike ka konfirmuar për mediat se “dy persona të panjohur” i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës, ndërsa policia dhe prokuroria janë duke zhvilluar procedurën hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Vetëm disa orë pas ngjarjes, Arsiqët kishin publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, duke pretenduar se ndodheshin në Beograd.

 

COMMENTS