HomePolitikë

Arrihet marrëveshja: Nevzad Lutfiu pritet të zgjidhet kryetar i KKSH-së

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD pritet të zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH pas zgjedhjes së përbërjes

Ka skaduar afati: 17 lista për zgjedhjet parlamentare, 8 kandidatë për president
Koalicioni me bartës Shaip Kamberin dorëzon listën në KRZ
Ramadani takon kryeparlamentarin Konjufca

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD pritet të zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH pas zgjedhjes së përbërjes së re 15 anëtarëshe të këtij institucioni e cila do të dalë nga Kuvendi zgjedhor i elektorëve i paraparë të mbahet këtë të diele, më 7 maj.

Nominimit të Lutfiut i ka paraprirë një marrëveshje koalicioni e arritur sot midis një përbërje të gjërë të spektrit politik: Partia për Veprim Demokratik- PVD, Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD, Partia Demokratike-PD dhe Partia Demokratike Shqiptare PDSH, raporton FOLonline.

Sipas marrëveshjes së arritur, të cilën për FOLonline e transmetuan burime nga disa tabore politike, mandati i kryetarit të KKSH-së do të ketë një ndarje 1,5+2 (vite) midis kandidatëve të LPD-së dhe PVD-së.

Pasi që Lutfiu të mbarojë pjesën e tij të mandatit në krye të KKSH-së do të pasohet nga kandidati i PVD-së, subjekt ky i cili me këtë institucion ka qeverisur këto katër vjetët e fundit përmes Ragmi Mustafit.

Poashtu, merret vesh se subjektet në fjalë në Kuvendin e elektorëve do të garojnë me një listë të përbashkët.

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar u zhvilluan më 13 nëntor të vitit të kaluar. Nga votimet subjektet politike siguruan këtë numër të mandateve: PVD dhe APN nga 5, LPD dhe PD nga 2 dhe PDSH 1 mandat.

Megjithatë, në kuadër të afateve ligjore nuk u arrit marrëveshje për qeverisje kështu që Ministria për Pakicat shpalli zgjedhjet sipas sistemit të elektorëve me anë të grumbullimit të nënshkrimeve.

Pas kësaj faze zgjedhore ministria në fjalë certifikoi 523 elektorë ndërsa subjektet kumtuan se kanë siguruar këto numra:

APN 183, PVD 158, LPD, 65, PD 54 dhe PDSH 52, ndërsa rreth 20 elektorë nuk kanë përkatësi partiake.

 

 

COMMENTS