HomeKronikë

Arrestohet E.L. nga Nesalca për kontrabandimin e 50 kg. marijuanë

Fotot: MPB Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se „pjesëtarët e MPB-së, Drejtorisë për Kriminalitet, në bashkëpunim me Drejto

Në Preshevë shënohet Dita Botërore e Refugjatëve
Lëvizja për Bujanocin pas marrëveshjes për koalicion paszgjedhor: “Këta për 22 vjet e kanë shkretu dhe zbrazë Bujanocin”
KKSH diskuton për tekstet nga Shqipëria dhe mësimin online

Fotot: MPB

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se „pjesëtarët e MPB-së, Drejtorisë për Kriminalitet, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Suboticës, Drejtorinë e Policisë së  Vranjës dhe Njësitin  e Xhandarmërisë nga Nishi, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë, kanë arrestuar E.  L.  (1976), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Ai akuzohet se në fund të gushtit të këtij viti, së bashku me D.  I.  (1986), i cili është arrestuar më herët, është furzinuzar në Kosovë dhe ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë marijuanë.

E. L.  akuzohet se më pas ka transportuar lëndët narkotike me furgon të marrë me qira për në Suboticë, ku edhe është arrestuar.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera të përdorura nga i dyshuari E.  L.  janë gjetur tri vetura, katër celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe legjitimacioni i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit me uniformë të UÇK-së.

E.L.  i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë“, thuhet në njoftimin e MPB-së së Serbisë.

 

COMMENTS