HomeNë fokus

Arrestim në Bujanoc, kapet sasi e konsiderueshme armatimi

(Foto BIA) Pjesëtarët e Agjencisë për Siguri-Informative(BIA), Xhandarmerisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë pë

Shënohet 23 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së, nderohen dëshmorët
Breznica ka mbetur pa mjek, akuzojnë pushtetin lokal për neglizhencë
Pajaziti: Qeveria e Kosovës duhet t’i menaxhojë vet paratë, assesi pushtetarët e Bujanocit dhe Preshevës sepse i keqpërdorin

(Foto BIA)

Pjesëtarët e Agjencisë për Siguri-Informative(BIA), Xhandarmerisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, në një aksion të koordinuar kanë arrestuar në Bujanoc, A. B., i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimin se ka kryer vepër penale terrorizmi, njofton Agjencia për Siguri-Informative(BIA), transmeton FOLonline.

“Tek i dyshuari janë gjetur një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një akrep me shurdhues, një kilogram eksploziv si dhe një sasi e madhe municioni.

Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në zonën e Kosovës.

Të dyshuarit A. B. i është caktuar paraburgimi deri në 48 orë dhe ai me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftim.

COMMENTS