HomeNë fokus

Arifi tek ministri kosovar i shëndetësisë

"Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi të enjten ka zhvilluar takim pune me Ministrin e Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Dr.

Metodologjia tërheqëse e mësimdhënies nga mësuesja Feride Salihu
Rexhepi i PVD-së përsëri me vërejtje ndaj partnerit të koalicionit
Takimit të thirrur nga Salihu ju përgjigjen vetëm APN dhe PD

“Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi të enjten ka zhvilluar takim pune me Ministrin e Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Dr.Rifat Latifi dhe zv.ministren Dafina Gexha Bunjaku”, njoftoi faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook.

“Temë e diskutimit ishin problemet që hasin pacientët që trajtohen në institucionet shëndetësore të Kosovës dhe vështirësitë e studentëve, të cilët kanë përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Ministri Latifi ka premtuar se jo vetëm çështjet e studentëve të Luginës së Preshevës, por edhe ajo e pacientëve do të trajtohet me shumë përkushtim, në mënyrë që të tejkalohen të gjitha problemet që kanë.

Poashtu, kryetari Arifi i ka bërë ftesë Ministrit Latifi për një vizitë në Luginën e Preshevës dhe e ka falënderur për mikpritjen, duke shpresuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve që u diskutuan”, thuhet në njoftim.

COMMENTS