HomeAktuale

Arifi: Të fala për të gjithë shpifësit

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka deklaruar sot se për të 13 herë në gjykatë është dëshmuar puna e pastërt dhe transparente. Për

Dështon koalicioni PD, LPD, SNS- Musliu tërhiqet në momentin e fundit ? Arifi then heshtjen
Breznica dhe Malësia që dy ditë pa rrymë, mungon edhe uji
Lutfiu takohet me ambasadorin amerikan

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka deklaruar sot se për të 13 herë në gjykatë është dëshmuar puna e pastërt dhe transparente.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka theksuar se të gjithë ata që veprojnë përmes letrave anonime në stilin e “zabributi gradjani” nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre për shpifje.

Postimi i Arifit:

Të fala për të gjithë shpifësit

Edhe sot, si 12 herë më parë, me letra nga persona anonim u paraqita në gjykatë.

Për të 13’tën herë u dëshmua puna jonë e pastërt dhe transparente.

Të gjithë të ashtuquajturit “zabrinuti gradjani” e kanë derën e hapur në zyrën time, nëse vërtetë janë të shqetësuar.

Përndryshe, mos të humbin kohë me letra anonime se nuk do të mund t’ia arrijnë qëllimit.

COMMENTS