HomeNë fokus

Arifi pret ambasadorin e OSBE-së

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur sot ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu. "Sapo mbarova takimin me Amabsadorin e

Kamberi në shënimin e 31 vjetorit të SDA-së
Përsëri „ dalin llafe „ midis partnerëve të koalicionit, kësaj here për rrugën Turi-Lluçan
” BOLL MO ARDITË – Mjaft i’a fyeve nderin Presheves “

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka pritur sot ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.

“Sapo mbarova takimin me Amabsadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi z.Jan Brathu me të cilin diskutuam rreth situatës së sigurisë në Luginë të Preshevës e në veçanti në komunën e Bujanocit pas ngjarjeve në Banjska të Zveçanti në Republikën e Kosovës”, njoftoi Arifi në FB.

“Po ashtu Z. Brathu e njoftova rreth kërcënimeve që i’u janë bërë familjes së Ruhan Muharremit nga komuna e Medvegjës si dhe bastisjes të fundit nga policia e cila ndodhi në fshatin Osllar të komunës së Bujanocit.
Me ambasadorin u pajtuam se duhet të vazhdohet që të kultivohet dhe të ruhet stabiliteti politikë dhe që popullata lokal mos të jetë preh e provokimeve”, është shprehur ndër të tjera Arifi.

COMMENTS