HomeNë fokus

Arifi: Nga 2 milionë euro për Luginën, 950.000 Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar sonte se nga 2 milionë euro që Qeveria e Kosovës ka ndarë për Luginën e Preshevës për

Në këtë BMW ndodheshin 15 persona, tre humbën jetën, 12 u lënduan
KKSH organizon trajnim për mësimdhënësit shqiptarë në Medvegjë
A po kërcënon Arsiq ? Nëse shteti nuk reagon, qytetarët që nuk mendojnë ndryshe duhet ta marrin situatën në duartë e veta

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar sonte se nga 2 milionë euro që Qeveria e Kosovës ka ndarë për Luginën e Preshevës për vitin 2022, 950 mijë euro janë të dedikuara për Komunën e Preshevës

„Krahas luftës së vazhdueshme kundër diskriminimit, banorët e Preshevës duhet të përballen edhe me stagnimin dekadent dhe mungesën e nevojave më themelore.

Andaj, këto tri projekte mëposhtë, të cilat do t’i plotësojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë, janë përfshirë në modulin tonë për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe janë planifikuar të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës.

Presim së shpejti transferimin e mjeteve!“, ka shkruar Arifi në Facebook, duke bashkangjitur edhe një grafikon se ku do të dedikohen këto mjete.

COMMENTS