Duke i patur parasysh tendencat e prolongimit të pafund të procesit zgjedhor i cili me gjasë është duke i kovenuar qarqeve pushtetare në Serbi, kemi
Duke i patur parasysh tendencat e prolongimit të pafund të procesit zgjedhor i cili me gjasë është duke i kovenuar qarqeve pushtetare në Serbi, kemi vendosur që mos të dërgojmë komisionerë në rivotimin e nesërm në Tërrnoc.
Si subjekt politik përgjegjës, APN në asnjë mënyrë nuk dëshiron të jetë pjesë e skenarëve të Beogradid të cilët po i përdorin shqiptarët, banorët e Tërrnocit, për hesapet e tyre në raport me politikat gjeostrategjike.
Andaj, e kemi parë të udhës që mos t’i sakrifikojmë njerëzit tanë të cilët mund të bëhen objekt i orkestrimeve të ndryshme në procesin zgjedhor i cili është i ndikuar nga politikat ditore e që nxë vend si në Komisionin Republikan Zgjedhor, ashtu edhe në Gjykatën Administrative.
Për ne, procesi zgjedhor ka marrë fund më 3 prill në aspektin politik, kuse në atë teknik dhe administrativ më 28 prill.
Pas datës së parë, nuk kemi kërkuar votë për subjektin tonë politik dhe as që do e kërkojmë më.
Në datën e dytë, komisionerët tanë janë treguar të përgjegjshëm edhe përkundër faktit se jemi rival politik, bashkë me komisionerët e listës tjetër shqiptare, duke qenë në nivel të detyrës për të rrumbullaksuar procesin zgjedhor në mënyrën më të mirë.
Pas asaj periudhe e kemi vërejtur saktësisht se jemi duke rënë në grackën e “politikave të mëdha”, të cilat me çdo kusht dëshirojnë prolongimin e formimit të qeverisë së re, kështu që APN ka vendosur që mos të emërojë komisionerë në rivotimin e 23 qershorit, në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc.
COMMENTS