HomeNë fokus

Arifi: Të rishikohet vendimi për hyrjen në Kosovë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave sht

Lutfiu: Ambasadorëve u paraqita problemet konkrete ku po diskriminohemi
Krejt çka ndodhi sot në selinë e PD-së
Disa individ pas therjes së kurbanave, a më tepër janë futur në mëkate a kanë bërë “ sevape “ ?!

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.

Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve.

Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Arifi.

COMMENTS