HomeNë fokus

Arifi i kërkon Kurtit lehtësim për qarkullim në pikat kufitare

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, gjatë takimit   me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti ka  paraqitur kërkesën e nënshkruar me tre

Kordinatori kulturor i shqiptarëve në Bursa të Turqisë, vizitë në Bujanoc
Si po rëndohet gjendja e arsimit shqip në Luginë?
“Spastrim etnik”, Osmani në OKB flet për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, gjatë takimit   me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti ka  paraqitur kërkesën e nënshkruar me tre kryetarët e Anamoravës (Gjilan, Kamenicë dhe Bujanoc) për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve tanë nëpër vendkalimet kufitare Breznicë – Karaçevë dhe Dobrosin – Pogragjë, të cilat do të lehtësonin qarkullimin e njerëzve, sidomos tash në vlugun e ardhjes së bashkatdhetarëve tanë.

“Pos tjerash, kërkova edhe mendimin e tij rreth pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes në regjistrimin e popullësisë, problemet e lejeve të punës për mjekët nga Lugina, si dhe rreth ndihmës eventuale që Qeveria e Republikës së Kosovës mund të japë për kompenzimin e dëmeve nga breshëri që shkaktoi dëme në ekonomitë familjare dhe bujqësore.

Në fund, falemnderova edhe për ndihmën e ndarë për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës” ka shkruar Arifi në Facebook.

COMMENTS