Arbër Pajaziti është rizgjedhur edhe për një mandat katërvjeçar në krye të Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc. Zgjedhja e Pajazitit
Arbër Pajaziti është rizgjedhur edhe për një mandat katërvjeçar në krye të Degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc.
Zgjedhja e Pajazitit është bërë në mënyrë unanime pasi që nuk kishte kundërkandidat.
Pas rizgjedhjes, Pajaziti falenderoi delegatët për besimin e dhënë ndërsa theksoi se me ditën e sotit po fillon epoka e vrullshme e ndryshimit e cila do të kurorëzohet në zgjëdhjet lokale të këtij viti.
“Ka ardhur koha t’i themi mjaft dinosaurëve politik të cilët shkatërruan gjithçka në këtë vend “, tha Pajaziti.
“Do t’i largojmë nga skena të pangopurit, klientelistët dhe përçarësit”, tha mes tjerash Pajaziti.
Ai kërkoi mobilizim të thellë partiak për zgjedhjet e ardhshme dhe i bëri thirrje, sidomos të rinjve, t’i bashkangjiten APN-së.
Kuvendi i Dytë Zgjedhor zgjodhi edhe 29 anëtarë të kryesisë së Degës,ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën Florim Agaj, Selime Bajrami dhe Fismir Jahiu. Për sekretar të Degës u zgjodh Diamant Iseni.
COMMENTS