HomeAktuale

APN:Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë  

Alternativa për Ndryshim ka akuzuar pushtetin aktual në Preshevë se po rrezikon të humbasë projektin e tregut në këtë qytet. Me anë të një kumt

Pritet vizita e parë e dy ministrave kosovarë në Luginë
Kush dhe çfarë pozitash mori në qeverisjen lokale?
Pajaziti: Sa më afër zgjedhjet, në modë Fake profilet

Alternativa për Ndryshim ka akuzuar pushtetin aktual në Preshevë se po rrezikon të humbasë projektin e tregut në këtë qytet.

Me anë të një kumtese për opinion, ky subjekt politik është shprehur se “përveç paaftësisë së këtij pushteti për të mos përfituar e realizuar projekte në dobi të qytetarëve të komunës sonë, ky pushtet gjithashtu rrezikon të humbë edhe projektet e fituar para një viti nga stafi i atëhershëm i Alternativës për Ndryshim, siç është rasti i projektit të Tregut ditor në Preshevë”.

Kumtesa e plotë e APN-së:

Gjatë qeverisjes së Alternativës për Ndryshim, komuna e Preshevës para një viti e ka fituar projektin për ndërtimin e objektit të Tregut ditor, nga Ministria për zhvillim të komunave panjaftueshëm të pazhvilkuara (Faza I).

Për shkak të kushteve diskriminuese që pushteti aktual i komunës së Preshevës i ka përcaktuar me rastin e tenderimit, ky projekt është zvarritur në procedura të ankesave deri edhe në Komisionin republikan për prokurime publike.

Komisioni republikan ka konstatuar shkeljet nga ana e komunës së Preshevës, duke e anuluar tenderin, duke gjobitur komunën e Preshevës me 300.000,00 dinarë, kurse vet kryetarja jolegjitime e komunës Ardita Sinani është gjobitur me 50.000 dinarë, të cilat ajo duhet t’i pagujë nga xhepi i saj, e jo të keqpërdorë buxhetin e taksapaguesve tanë.

Përveç paaftësisë së këtij pushteti për të mos përfituar e realizuar projekte në dobi të qytetarëve të komunës sonë, ky pushtet gjithashtu rrezikon të humbë edhe projektet e fituar para një viti nga stafi i atëhershëm i Alternativës për Ndryshim, siç është rasti i projektit të Tregut ditor në Preshevë.

Preshevë, 21 mars 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

COMMENTS