Në seancën e paraparë për ditën e hënë më 6 dhjetor 2021, ku si pikë e 7-të e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i propozimVendimit për buxhetin pr
Në seancën e paraparë për ditën e hënë më 6 dhjetor 2021, ku si pikë e 7-të e rendit të ditës ishte Shqyrtimi i propozimVendimit për buxhetin programor për vitin 2022, si një ndër pikat kryesore dhe më me peshë për qytetarët e komunës sonë, pas 7 amendamenteve të parashtruara nga këshilltarët e APN-së dhe shumë diskutimeve për parregullsitë dhe falsifikimin e buxhetit programor për vitin 2022, koalicionit të gjerë prej 4 subjekteve shqiptare iu desht vota e këshilltarit të SPS-it, për ta aprovuar buxhetin e vitit 2022, në këmbim të çerekut të projekteve të Planit investiv.
Shuma e përgjithshme e buxhetit të paraparë për vitin 2022 është 963.437.968,00 dinarë, nga të cilat financohet funksionimi i të gjitha institucioneve publike të komunës sonë, ku dhe një pjesë e tij mbulon investimet e projekteve kapitale në shumë prej 53.690.107,00 dinarë nga mjetet vetanake dhe 87.470.000,00 dinarë nga mjetet e Trupit Koordinues, që gjithshsejtë përbëjnë shumën prej 141.140.107,00 dinarësh, të cilat do të investohen nëpër vendbanimet e komunës sonë gjatë vitit 2022.
Poashtu, për këtë vit si risi e të hyrave në buxhetin e komunës së Preshevës, është kuota financiare e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku Presheva do të arrinte të sigurojë një buxhet shtesë prej rreth 1 milion eurosh, falë angazhimit të Altertnativës për Ndryshim dhe mirëkuptimit të Qeverisë Kurti ndaj pozitës së palakmueshme ekonomike e sociale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Për këto mjete financiare, me amendament të veçantë nga ana e Alternativës për Ndryshim është kërkuar të vendoset një kolonë e veçantë buxhetore, për të patur të qartë alokimin e mjeteve financiare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, amendament ky që u refuzua nga qeverisja aktuale lokale, duke krijuar një paqartësi të qëllimshme, me qëllim të krijimit të një liste të gjatë të projekteve fiktive, ku gabimisht/qëllimisht janë shtuar 73 projekte edhe atë pa asnjë dinarë të siguruar.
Ky akt përveç që paraqet shkelje buxhetore dhe mosrespekt ndaj Qeverisë Kurti, njëherit paraqet mashtrimin e shekullit që ky pushtet tentoi t’ua bëjë qytetarëve të komunës së Preshevës.
Nga kjo që u cek më lartë, qeverisja aktuale e komunës së Preshevës sot ka aprovuar dy buxhete – njërin REAL dhe ZYRTAR, kurse tjetrin FIKTIV dhe MASHTRUES.
Në vijim po ua paraqesim në formë tabelare projektet e Planit investiv për vitin 2022, ku pushteti aktual ka paraqitur 73 projekte fiktive, për të cilët fare nuk ka të siguruara mjete financiare, të listuara në kolonën 10 të tabelës, në të cilën shihet qartë ky MASHTRIM.
Preshevë, 06 dhjetor 2021
Shërbimi për informim
Alternativa për Ndryshimp
COMMENTS