HomeNë fokus

Ambasadori i Shqipërisë vizitë në Luginë (përmbledhje)

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ka qëndruar sot në Preshevë dhe Bujanoc ku ka takuar drejtues të institucioneve dhe

A do të ketë shtrëngim të masave?
Stankoviqit i “djeg” shpallja qytetar nderi për Gent Cakaj dhe shkarkimi i drejtorëve serbë, këto akte i quan provokim
Arifi: Turp për Kamberin dhe Lutfiun, asnjë fjalë për pasivizimin para Vuçiqit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ka qëndruar sot në Preshevë dhe Bujanoc ku ka takuar drejtues të institucioneve dhe subjekteve politike.

Diplomati shqiptar fillimisht ka zbarkuar në Preshevë ku është pritur nga drjtuesit e kësaj komune, kryetarja, Ardita Sinani dhe zëvendësi i saj Ragmi Mustafa.

„Ky takim ka një rëndësi të madhe për ne, pasi na lidh jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me të ardhmen tonë të përbashkët. Diskutuam për sfidat që na prekin çdo ditë: pasivizimi i adresave, emigrimi i të rinjve tanë, mungesa e investimeve.

Por sot, është koha për një rrugë të re, një koordinim më të fuqishëm me Shqipërinë“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kryetares Sinani pas takimit.

Qëndrimi i Ambasadorit Canaj në Bujanoc kishte në fokues takimin me udhëheqësit e këtushëm të pushtetit lokal.

Kryetari, Arbër Pajaziti, ndihmësi i tij Levent Qazimi dhe ai i Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, pritën bashkë ambasadorin.

„Theksuam se pozita jonë në Serbi meriton një vëmendje më të shtuar të shtetit amë dhe se rroli i diplomacisë shqiptarë është i pazëvendësueshëm në senzibilizimin e çështjeve tona tek faktorët ndërkombëtarë“, u shpreh kryetari Pajaziti pas takimit.

„Në aspektin e ndihmave konktrete, kërkuam një qasje më aktive të Repubklikës së Shqipërisë , sidomos në aspektet që prekin sferat e identitetit kombëtar“, shtoi ai.

„Në këtë drejtim, potencuam se shtrirja e aktiviteteve konkrete përmes Drejtorisë për Shqiptarët në Rajon do të ishte hap shumë i rëndësishëm edhe për ne në Luginë“, ka shkruar Pajaziti në Facebook.

Diplomati Canaj ka takuar edhe deputetin popullor, Shaip Kamberi.

„Prezenca e Shqipërisë në Luginë vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme për shqiptarët, ndërsa koordinimi dhe bashkëveprimi ndërmjet nesh mbetet i patjetërsueshëm“, shkroi Kamberi pas takimit.

Edhe kryetari i KKSH, Nevzad Lutfiu, ka pritur Abasadorin e Shqipërisë.

Sot në KKSH, mirëprita ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, z.Bardhyl Canaj.

„Në emër të familjeve të studentëve shqiptarë që këtë vit përfituan bursa shkollimi në Universitetet e Shqipërisë, e falënderova për angazhimin e tij.

Lajme të mira do vazhdojmë të sjellim për vendin tonë.

Me sy, zemër e mendje në Shqipëri“, ka shkruar Lutfiu pas takimit.

COMMENTS