HomeShoqëri

Ambasadori Canaj pret kryetaren e Preshevës

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë  në Beograd, Bardhyl Canaj ka pritur në një takim pune kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Sipas njofti

KAMBERI: NJË LISTË E VETME ZGJEDHORE SHQIPTARE NË MEDVEGJË !
Treshja LPD, PD dhe PVD, kanë një ofertë për FPN-në: Po bëhemi bashkë në koalicion
Nuk ka zbutje të masave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë  në Beograd, Bardhyl Canaj ka pritur në një takim pune kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Sipas njoftimit nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, gjatë takimit është zhvilluar një bashkëbisedim i frytshëm dhe konstruktiv lidhur me agjendën e përbashkët dhe planet konkrete të bashkëpunimit për muajt në vijim.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, mbështetjen e fermerëve lokalë, si dhe promovimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave të zonës së Preshevës.

Po ashtu është bërë e ditur se në ditët në vijim pritet të nënshkruhet në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë  dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Komunës së Preshevës.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje pritet të shënojë një hap të rëndësishëm drejt konkretizimit të projekteve të përbashkëta, duke hapur rrugë për një bashkëpunim më të strukturuar në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë lokale në Preshevë.

COMMENTS