HomeNë fokus

Aliu nga Novi Pazari po flet shqip

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lufiu, ka qëndruar sot në kryeqendrën e Sanxhakut, Novi Pazar, ku ka vizituar disa familje. Pas

Banka Intesa me njoftim zyrtar për mbylljen e degës në Bujanoc
Forum i gjërë në Vranjë: Sa janë të mbrojtur gazetarët?
APN: Nuk po rrespektohet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lufiu, ka qëndruar sot në kryeqendrën e Sanxhakut, Novi Pazar, ku ka vizituar disa familje.

Pas vizitës, Lufiu ka theksuar se Zyra e KKSH-së në këtë qytet po jep rezultatet e para duke veçuar organizimin e kursit pêr mësimin e gjuhës shqipe.

Në këtë mes, sipas Lutfiut, më i dalluari doli të jetë Aliu i cili tashmë në mënyrë të rrjedhshme po flet gjuhën shqipe.

Postimi i Lutfiut:

Sot qëndrova në Pazarin e Ri ku i vizitova gjashtë familje shqiptare.
Mikpritje tipike shqiptare.
Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe më mahniti Aliu i cili rrjedhshëm e fliste gjuhën shqipe(falë kursit të cilin KKSH ka disa muaj që e organizon).
Shqiptar mbi këtë dhe!

COMMENTS