HomeKronikë

Në këtë BMW ndodheshin 15 persona, tre humbën jetën, 12 u lënduan

Në magjistralen Preshevë -Bujanoc, afër fshatit Geraj, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar pasi vetura “BM2” doli nga r

Propozimi i redaktorit: PRITJE E ORGANIZUAR PËR VAXHID XHELILIN APO JO?
LMT mban orë mësimore me fëmijët e diasporës
Pajaziti kërkon mobilizim të plotë në parti: ” Erdhi koha ta kërkoni hakun që ju takon “

Në magjistralen Preshevë -Bujanoc, afër fshatit Geraj, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar pasi vetura “BM2” doli nga rruga.

Katër pacientë për shkak  të lëndimeve të rënda  janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Nish, shkruan FOLonline.

Siç ka mësuar Nova.rs, të gjithë të lënduarit janë transferuar menjëherë në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, kurse ata me lëndime më të rënda janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.

Sipas informacioneve, një fëmijë (15) ka pësuar lëndime të shumta dhe është pranuar në Kirurgjinë e Fëmijëve, ndërsa adoleshenti (18) me lëndime në gjoks është pranuar për intervenim kirurgjik.

Përveç këtyre dyve,  edhe dy persona të tjerë (37 dhe 47 vjeç) janë pranuar me lëndime të shumta, mes të cilave  dëmtime në gjoks.

Ndërkohë,  Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë ka  konfirmuar se R.R. (43) shtetasi i Serbisë është ndaluar për kundërvajtje të rëndë kundër sigurisë në trafik  dhe kontrabandës me njerëz pasi me automjetin BMW po transportonte 14 emigrantë nga vendet afrikano-aziatike, kur për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin e automjetit duke  dalë nga rruga në afërsi të fshatit Geraj.

COMMENTS